Lajme
Gjermania synon marrëdhënie të reja me SHBA-në
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha sot se Gjermania dëshiron të vendosë marrëdhënie të reja me SHBA-në, pas arritjes së tyre në një pikë të ulët nën administrimin e ish-presidentit Donald Trump.
Në fjalimin e tij të parë të madh mbi marrëdhëniet transatlantike, që nga betimi i presidentit Joe Biden në janar, Maas i ofroi SHBA-së një “marrëveshje të re”, përfshirë një luftë të përbashkët për demokracinë, më shumë përgjegjësi gjermane në zgjidhjen e konflikteve në dhe rreth Europës dhe një strategji të përbashkët kundrejt Kinës dhe Rusisë.
“Gjermania është në krahun tuaj”, tha Maas, në një aktivitet virtual të organizuar nga Instituti amerikan “Brookings”, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ai mbështeti një rritje të mëtejshme të shpenzimeve gjermane për mbrojtjen, një temë tensioni me Trump, si edhe foli në favor të negociatave mbi marrëveshjet tregtare specifike të sektorit dhe ringjalljen e bashkëpunimit për mbrojtjen e klimës.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











