Maqedonia
Masa të reja anti-Covid në Maqedoni
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në Maqedoninë e Veriut u soll vendim për ndalesën e lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhë kohore prej orës 22:00 deri në orën 05:00 ditën e ardhshme, duke filluar prej 10 mars 2021 (e mërkurë) deri më 22 mars 2021 (e hënë).
Vendimi për ndalesën e lëvizjes nuk vlen për udhëtarët të cilët vijnë ose largohen nga aeroportet ndërkombëtare, të cilëve gjatë orës policore si leje për lëvizje do t’u njihen biletat e aeroplanit. Kjo leje është e njëjtë edhe për udhëtarët në transportin ndërkombëtar, njofton Qeveria e maqedonise, Për transportuesit e personave dhe mallrave, të cilët transportin e zbatojnë gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes, si leje do të pranohet urdhëresa për udhëtim, ndërsa transportuesit kalojnë transit do të kenë obligim që më së shumti për 3 orë ta lëshojnë vendin prej një në vendkalimin tjetër kufitar.
Shërbimet kompetente në kalimet kufitare do t’i lëshojnë udhëtarët të cilët me automjete personale kanë lëshuar vendin para vendosjes së orës policore, gjatë së cilës do të zbatohet dhe masat aktive të deritanishme për test të detyrueshëm PCR për ata që vijnë nga ato vende për të cilat kjo procedurë është e detyrueshme.
Me konkluzë në këtë mbledhje të Qeverisë, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është e detyruar të publikojë kumtesë me të cilën do t’i njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomik se ripërtërihet vlefshmëria për tanimë lejet e lëshuara të dhëna gjatë vendimeve të kaluara për ndalesën e lëvizjes.
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do t’i lëshojë vendimet për lëvizje të lirë për ata të cilët në ndërkohë i kanë humbur lejet, si dhe për ata të cilët kanë kërkesa plotësuese për leje për lëvizje në bazë të dëshmive për domosdoshmërinë e kësaj kërkese.
Përjashtime nga ndalesa do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë, këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme.
Për përjashtime shtesë lidhur me ndalesën dhe regjimin e veçantë për lëvizje të popullsisë dhe automjeteve, nëse ka nevojë do t’i përcaktojë Shtabi kryesor koordinues i krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, në bashkëpunim me organet kompetente të institucionit shtetëror.
Me këtë vendim të Qeverisë janë përfshirë edhe të gjithë personat vendorë dhe të huaj fizikë, udhëtarë nga vendet e kontinentit afrikan të cilët hyjnë në kalimet kufitare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të udhëzohen në izolim shtëpiak 14-ditor (karantinë).
Për të gjitha llojet e udhëtimeve në grupe ose udhëtimit individual, udhëtarët nga vendet e kontinentit afrikan, të cilët kalojnë transit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të nënshkruhet Deklarata për transitim.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













