Lajme
Kush janë kandidatët për deputetë në Kosovë që po kërkojnë rinumërim të votave
Disa kandidatë për deputetë po kërkojnë rinumërim të votave.
Sipas Jetlir Zyberajt nga AKR, dokumentet e paraqitura për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve nuk janë marrë paraqysh nga PZAP. Zyberaj, që ishte kandidat për deputet në Listën e LDK-së, thotë se ka edhe dëshmi që votat e tij dhe anëtarëve të tjerë janë vjedhur e manipuluar.
Megjithatë, PZAP duket se asnjë nga këto dëshmi nuk i mori parasysh. Ato u konsideruan si të pabaza.
Po ashtu të papranueshme u cilësuan edhe ankesat e kandidates së LDK-së për deputete, Lirie Kajtazi. E njëjta, të hënën i është drejtuar Gjykatës Supreme, raportojnë mediat vendore, përcjell Albinfo.ch.
PZAP e ka cilësuar të pranueshme ankesën e kandidates për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj. Gjergjaj ka kërkuar rinumërim të votave me kusht dhe atyre nga diaspora.
PZAP e ka pranuar ankesën dhe ka urdhëruar të rinumërohen votat vetëm për kandidatët e AAK-së. Megjithatë, ankesat e Meliza Haradinajt nuk u pranuan nga PZAP. Kërkesa e saj për rinumërim të disa votave në komunën e Dragashit u refuzua.
Por, një ankesë tjetër u konsiderua si e bazuar. Bëhet fjalë për kandidaten tjetër, Albena Reshitaj, nga AAK. Kjo e fundit ka kërkuar rinumërim të votave të saj në vendvotimin 2404A/01R në Suharekë.
E ankesa për vjedhje votash ka pasur edhe nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, që doli si partia fituese. Arbëreshë Kryeziu Hyseni pretendoi se votat e saj në total i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj.
Ankesa për parregullsi patën edhe kandidati për deputet Petrit Hajdari nga PDK si dhe Faton Bislimi nga LDK.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








