Lajme
OBSH: S’është koha për relaks, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të gjithëve dje të mos abuzojnë me shpresat e sjella nga vaksina, duke lehtësuar përpjekjet për të luftuar epideminë, ndërsa koronavirusi vazhdon të mundojë shumë vende.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur programi COVAX, i vendosur për shpërndarjen më të drejtë të vaksinave për COVID-19, këtë javë më në fund mundësoi fillimin e një fushate vaksinimi në vendet që nuk kanë pasur ende një të tillë.
Rreth 20 milionë doza janë dërguar në njëzet vende. Javën e ardhshme lista do të zgjerohet në 31 vende të tjera, të cilat do të marrin 14.4 milionë doza.
“Ky është progres që frymëzon shpresë, por numri i dozave të ndara përmes COVAX mbetet relativisht i vogël”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Michael Ryan, shef i programit të operacioneve emergjente të OBSH-së, paralajmëroi se nuk është ende koha për t’u relaksuar.
“Jam vërtet i shqetësuar, sepse disa njerëz mendojnë se e keqja ka mbaruar. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme”, paralajmëroi ai.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













