Lajme
Studim: Gjatë pandemisë, secili fëmijë humbi mesatarisht 74 ditë mësimi
Një vit nga fillimi i pandemisë Covid-19, fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë botën kanë humbur mesatarisht 74 ditë arsimimi secili, më shumë se një të tretën e vitit shkollor të mesatares globale prej 190 ditësh. Ky është përfundimi i studimit të Save the Children, i publikuar para pak ditësh, organizata ndërkombëtare që, prej më shumë se 100 vitesh, lufton për të shpëtuar fëmijët në rrezik dhe për t’u garantuar atyre një të ardhme, një vit pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Në nivel global, vlerësohet se janë humbur në total 112 miliardë ditë arsimimi dhe se fëmijët në vendet më të varfra në botë janë goditur në mënyrë disproporcionale. Analiza e re, e kryer në nivel ndërkombëtar nga Organizata, me të dhëna nga 194 vende dhe rajone të ndryshme, tregon se fëmijët në Amerikën Latine, Karaibe dhe Azinë Jugore kanë humbur thuajse një të tretën e ditëve të arsimimit krahasuar me bashkëmoshatarët në Europën Perëndimore.
Studime të ndryshme ndërkombëtare theksojnë seriozitetin e situatës, për shkak të mbylljes së shkollave dhe rrezikut konkret, në mungesë të masave për të ndërhyrë, të një humbjeje prej 0.6 vite shkollë dhe një rritje deri në 25% të pjesës së fëmijëve të shkollës fillore nën nivelin e aftësive minimale.
Humbjet janë më të mëdha në mesin e nxënësve nga familje më pak të arsimuara, duke konfirmuar shqetësimet e ndikimit të pandemisë te fëmijët dhe familjet.
OSBE dhe Banka Botërore kanë vlerësuar pasojat ekonomike të humbjes së të mësuarit, që do të çojnë në një tkurrje të PBB-së së vendeve, mesatarisht me 1.5% gjatë pjesës tjetër të shekullit.
Mbyllja e shkollave nisi në shkurt të 2020, më 11 mars, u shpall pandemia, duke detyruar 91% të nxënësve në botë të braktisnin klasat në mes të vitit shkollor.
Në nivel global, diferenca e ditëve të humbura nga fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në zona të ndryshme gjeografike bëhet e qartë: në Amerikën Latine, Karaibe, në Azinë Jugore, fëmijët kanë humbur 110 ditë arsimim; në Lindjen e Mesme, 80 ditë; në Afrikën Subsahariane 69; në Azinë Lindore dhe në Paqësor 47; në Europë dhe Azinë Qendrore, 45 ditë; në Europën Perëndimore, 38 ditë.
Përveç humbjes së të mësuarit, fëmijët dhe adoleshentët që nuk shkojnë në shkollë përballen me një rrezik më të madh për të punuar në moshë të vogël, në martesa të parakohshme dhe forma të tjera abuzimi dhe kanë më shumë të ngjarë të bllokohen në një cikël varfërie për brezat që do të vijnë. Pandemia globale do të shtyjë 2.5 milionë vajza drejt një martese të hershme [5] deri në vitin 2025.
Edhe në mesin e kombeve më të pasura ka pasur mospërputhje të mëdha në aksesin për të mësuar. Nxënësit në Shtetet e Bashkuara, për shembull, janë më të shkëputur nga interneti krahasuar me studentë në Vende të tjera me të ardhura të larta, dhe kjo me shumë gjasa ka ndikuar në aksesin në mësimin në distancë. Vetëm dy vende të BE-së kanë nivele aksesi në internet më të ulëta krahasuar me SHBA – Bullgaria dhe Rumania.
Në fillim të pandemisë, më shumë se 15 milionë nxënës, nga kopshti te shkollat e mesme publike në SHBA nuk kishin internet të përshtatshëm për mësimin në distancë në shtëpi. Edhe vende të tjera më të pasura janë përpjekur për të siguruar alternativa të barabarta në internet për të mësuarin në distancë në shtëpi. Në Norvegji, ndërsa pothuajse të gjithë të rinjtë të moshës 9 – 18 vjeç kanë akses në një smartphone, 30% nuk kanë qasje në një PC në shtëpi. Në Holandë, një në pesë fëmijë nuk ka një kompjuter ose tablet për të mësuar në distancë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












