Lajme
Gjermania merr pacientë nga Sllovakia
Shteti perëndimor gjerman i North Rhine-Westphalia ka rënë dakord të marrë pacientë me COVID-19 nga Sllovakia, tha sot një diplomat i lartë i Bratislavës.
“Sllovakia falënderon Gjermaninë dhe shtetin federal të North Rhine-Westphalia për pranimin e pacientëve sllovakë COVID-19 për trajtim urgjent në spitalet e tyre”, shkroi ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok, në Twitter.
Një aeroplan mjekësor me pacientë pritet të zbresë në qytetin e Dortmundit sot në mbrëmje vonë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Me qëllim lehtësimin e presionit mbi sistemin e kujdesit shëndetësor sllovak gjatë valës së tij të tretë të COVID-19, vendet fqinje kanë ofruar ndihmë për vendin malor të BE-së.
Pacientët e parë sllovakë u transferuan në një spital në Gorlice, në Poloninë e Jugut, në fillim të kësaj jave.
Sipas agjencisë së lajmeve TASR, Gjermania dhe Polonia kanë ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve, të cilët kanë nevojë për ventilim artificial të mushkërive.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












