Lajme
Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës, sipas Eurostat
Zonat e veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me të dhëna që i referohen viteve 2018 dhe 2019.
Sipas Eurostat, në vitin 2018, Veriu i Shqipërisë kishte të ardhura për frymë prej 3600 eurosh, nga 4500 euro që është mesatarja e vendit tonë.
Edhe jugu i vendi sërish është në nivele të ulëta prej 4000 euro për frymë, sipas Eurostat. Në nivele të ngjashme janë disa rajone të Turqisë dhe të Serbisë.
Vetëm në qendër, të ardhurat janë pak më të larta, duke arritur në 5,400 euro për frymë, duke ia kaluar disa rajoneve të Turqisë, Serbisë e Maqedonisë.
Edhe në nivel shteti, (me 4500 euro për frymë nivel mesatar) Shqipëria është e fundit në Europë. Më dobët pas Shqipërisë është Maqedonia (5200 euro), Serbia (6,100 euro), ndërsa kryesimin në rajon e mban Mali i Zi (7500 euro).
Mesatarja e Bashkimit Europan është 31 mijë euro të ardhura për frymë, sipas Eurostat.
Sipas Eurostat, rajonet kryesore në renditjen e PBB-së rajonale për frymë në 2019, pas Luksemburgut (260% të mesatares së BE), jugu i Irlandës (240%), Praga (205%) në Çeki, Brukseli në Belgjikë (202%) si dhe Hamburg (195%) në Gjermani.
PBB-ja e lartë për frymë në këto rajone mund të shpjegohet pjesërisht nga një fluks i lartë i punëtorëve që udhëtojnë (Luksemburg, Pragë, Bruksel dhe Hamburg) ose nga pasuritë e mëdha kapitale të zotëruara nga disa kompani shumëkombëshe me vendbanim në disa rajone (p.sh. Midland në Irlandë) )
Në të kundërt, zona Veri-Perëndimore në Bullgari dhe Mayotte (të dy 32% e mesatares së BE), janë rajonet më të ulëta në renditje.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














