Lajme
Për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në Preshevë, Serbia e padit Ragmi Mustafën
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se dje ka pranuar ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020.
Mustafa ka shkruar në Facebook se sikurse herëve të tjera, ai po akuzohet për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”.
“Dje pranova ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Si herave të tjera, akuzohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”, ka deklaruar ai.
“Kjo padi ndaj meje ngritet pasi që kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve. Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi. Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













