Maqedonia
Protestë e madhe e shqiptarëve për rastin “Monstra” në Shkup
Protestuesit përplasen me policinë maqedonase
Shqiptarët janë duke mbajtur protesta të fuqishme në Shkup, për rastin e njohur në publik si “Monstra”.
Protestuesit kanë humbur durimin, pasi nuk u lejuan që të hyjnë në brendësi të objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Siç raportojnë mediat shqiptare, disa policë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa kanë marrë edhe trajtime mjekësore. Edhe pse organizatorët thanë se protesta ka mbaruar, shumë demonstrues nuk janë larguar.
Njësitet policore kanë sulmuar protestuesit, kurse raportohet edhe për arrestime. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Pritet që më vonë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut të dalë në deklaratë për mediat, në lidhje me këtë demonstratë të shqiptarëve.
Familjari i të dënuarve dhe organizatori i protestave të sotme për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, ka lexuar deklaratë para qytetarëve që marshuan.
Ai tha se Qeveria e Zaevit i ka zhgënjyer, ngase ka lejuar që prokuroja e re e lëndës të shërbehet me të njëjtat prova që u përdorën nga prokurorja e kaluar.
“Nuk pritej që qeveria Zaev të shuaj gjithë atë shpresë për drejtësi. Jemi këtu se ne me kokën lartë dalim para popullit dhe themi se jemi krenarë me familjarët tonë dhe se nuk kaun bërë asnjë krim. Krimi i tyre është se janë shqiptar. Njëjt sikur rasti i familjarëve hetoni janë rasti Alfa, Almiri i vogël, Sopoti, Brodeci, Harun Aliu etj”, tha Ajdari.
Ai tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të vijë drejtësia në vend.
“Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve. Të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra”. Kuvendi dhe qeveria t’i publikojnë përgjimet për rastin ‘Monstra’. Të thirren ekspertë ndërkombëtarë të pavarur që të merren me të gjitha rastet e montuara politike, ku shqiptarët po vuajnë. Drejtësia do të vijë, sado që të vonohet”, deklaroi më tej Bedri Ajdari.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














