Lajme
Takimi virtual i konsullatës së Kosovës në Stuttgart me ministren e shtetit Baden
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart për nder të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizoi një takim virtual me Ministren e Shtetit Baden- Württemberg znj. Theresa Schopper dhe Nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, me diasporën kosovare në Baden- Württemberg, shkruan Albinfo.ch.
Në bashkëbisedim ministrja Schopper foli për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe uroj 13-vjetorin e Pavarësisë, si dhe siguroi vazhdimin e përkrahjes si në fushën e arsimit profesional, që është duke e mbështetur aktualisht, ashtu edhe në arsimin e lartë. Gjithashtu foli për rëndësinë e diasporës sonë në Baden- Württemberg dhe integrimin e mirëfilltë të saj në shoqërinë gjermane.
Nënkryetari i Parlamentit Evropian foli për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe rëndësinë për liberalizim të vizave dhe angazhimin e diasporës sonë në shoqërinë gjermane.
Nga të pranishmit u parashtruan çështje të ndryshme, si nga studentët, çështja e bursave, tarifes semestrale, mundësia e praktikave nëpër institucione për studentët kosovarë etj. Gjithashtu nga përfaqësuesit e shoqatave u ngrit çështja e anganzhimit të diasporës në jetën shoqërore dhe atë politike.
Nga afaristët u kërkua njohja e patentë shoferëve kosovarë, pasi kjo po paraqet vështirësi për punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Zonja Schopper dhe zotëri Wieland premtuan angazhimin e tyre në avancimin e temave të ngritura dhe falënderuan Konsujt Imer Lladrovci dhe Besnik Miftaraj për krijimin e platformave bashkëbiseduese me diasporën tonë.
Drejtuesi i Konsullatës së Përgjithshme, z. Lladrovci, falënderoi miqtë gjermanë për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Konsullatën e Kosovës në Stuttgart, njëhëresh vlerësoi lart angazhimin e diasporës sonë dhe kontributin e saj për Kosovën.
Konsulli Miftaraj foli për bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, projekt që mbështetet dhe financohet nga Ministrja e shtetit dhe që zhvillohet që 4 vjet, gjithashtu edhe për shkëmbimin e nxënësve, projekt që mbështetet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian.
Pjesëtarët e Diasporës falënderuan organizatorët për platformën dhe mundësinë e krijuar për këtë bashkëpunim.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










