Lajme
Fauci fiton çmimin prestigjioz izraelit për kontributin gjatë pandemisë globale
Anthony Fauci, specialisti kryesor amerikan për Sëmundjet Infektive, u emërua sot fitues i një çmimi prestigjioz akademik izraelit për punën e tij gjatë krizës së koronavirusit, ndër të tjera.
“Çmimi “Dan David” iu dha dr.Faucit në fushën e Shëndetit Publik”, tha fondacioni në një njoftim për shtyp, trasmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Çmimi jepet çdo vit në tri kategori: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, secila me vlerë një milion dollarë.
Fauci fitoi në kategorinë “e tashmja”.
Në njoftimin e tyre, komiteti i Çmimit e vlerësoi Faucin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kërkimin e HIV dhe shpëtimin e miliona jetëve në botën në zhvillim.
Ai, gjithashtu, vlerësoi udhëheqjen e tij në krye të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe në veçanti luftën për njohjen e qasjeve të reja siç janë vaksinat e ARN-së, që tani u jepen miliona njerëzve në të gjithë botën, si edhe për mbrojtjen me guxim të shkencës përballë një kundërshtimi të painformuar gjatë krizës sfiduese të COVID-19.
Kandidatët e Çmimit “Dan David” dhurojnë 10 % të parave të tyre të shpërblimit për bursa për studiues të diplomuar ose pasuniversitarë në fushat e tyre përkatëse.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë










