Lajme
Ky është numri i personave që kanë hyrë në Kosovë përmes kufijve tokësor brenda 24 orëve
Numër i madh i bashkatdhetarëve kanë ardhur në Kosovë ditëve të fundit. Arsyeja kryesore duket të ketë qenë votimi në vendlindje për Zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.
Kjo ardhje e bashkatdhetarëve është parë e dokumentuar prej fotografive të publikuara në rrjete sociale si nga individ ashtu edhe nga grupe të partive politike, por është kuptuar edhe nga numri i madh i fluturimeve që kanë ateruar në Aeroportin e Prishtinës.
Megjithatë, përveç fluturimeve me aeroplan, shumë të tjerë ja kanë mësyrë Kosovës me autobusë apo vetura personale.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë hyrë 172 autobusë dhe 6723 vetura. Ndërsa janë 16 800 persona që kanë hyrë brenda vendit dhe 14932 që kanë dalë nga territori i Republikës së Kosovës, kështu deklaroi Policia e Kosovës për albinfo.ch.
Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës “Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.”
Ky vendim vlen njëjtë sikur për ata që hyjnë në Republikën e Kosovës nga Aeroporti i Prishtinës po ashtu edhe për qytetarët që vijnë përmes kufijve tokësor.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











