Lajme
Apel i Federatës Zvicerane të Tregtisë: Të hapet puna më 1 mars!
Çdo ditë më shumë që kalohet në bllokim shkakton kosto dhe vuajtje të mëdha, shkruan SGV në një komunikatë të saj
Federata Zvicerane e Tregtisë (SGV) po kërkon perspektiva të ardhshme nga Qeveria Federale për ekonominë e shkatërruar nga pandemia. Strategjia sipas të cilës mbyllja duhet të vazhdojë derisa të mbarojë pandemia, është dështuar, është shprehur kreu i federatës për mediat sot, shkruan srf.ch.
“Situata është e zymtë dhe ne na duhet urgjentisht një perspektivë” thekson drejtori i SGV Hans-Ulrich Bigler, transmeton albinfo.ch. Baza e vendimmarrjes së qeverisë federale nuk mbështetet në fakte, por në skenarë për të ardhmen, dhe bazohet në skenarin më të keq të mundshëm, sipas tij.
Çdo ditë më shumë që kalohet në bllokim shkakton kosto dhe vuajtje të mëdha, shkruan SGV në një komunikatë të saj.
Ai (Bigler) ka përpunuar një perspektivë me shoqatat kantonale dhe të industrisë. Themeli është kthimi në një politikë të bazuar në fakte të provuara me synimin e rihapjes së ekonomisë dhe shoqërisë nga 1 marsi, duke respektuar konceptet e mbrojtjes.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













