Kosova
Mbështetja e radhës për Kurtin nga parti të Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës
Pas Partisë Social Demokrate të Zvicrës dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Lëvizja VETËVENDOSJE ka pranuar një mbështetje tjetër të rëndësishme ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Partia Socialiste e Belgjikës, me bazë ne Bruksel, ia ka adresuar një letër të hapur mbështetëse kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti.
Në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Partisë Socialiste belge, z. Paul Magnette, shkruan:
“Në ngjashmëri me Partinë Socialiste belge, Lëvizja VETËVENDOSJE mbron një drejtësi shoqërore për të gjithë, i kushton vëmendje të posaçme sektorëve themelorë të shtetit që janë shëndetësia, arsimimi dhe mirëqenia në punë. Po ashtu, ajo mbron barazinë gjinore dhe në përgjithësi, përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithave e të gjithëve”.
Partia Socialiste e Belgjikës deklaron se:
“Partia Socialiste belge u kërkon qeverive të ndryshme belge, në dakordësi me Bashkimin Evropian, të vendosin një lidhje të qëndrueshme në terren dhe me ndërmjetësinë e ambasadës, në mënyrë që të garantohen zgjedhje të ndershme dhe transparente. Vullneti i zgjedhëseve duhet respektuar. Duhet pamundësuar pavlefshmëria e letrave të votimit mbi bazë gabimesh formale të rreme”.
Në fund të letrës, Kryetari Magnette i uron kryetarit Kurti sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit “për t’i ofruar Kosovës dhe popullatës së saj, një qeverisje të organizuar rreth mbrojtjes së një Shteti të së drejtës, të demokracisë, të një drejtësie sociale progresive, të mbrojtjes së interesave të të gjithave e të gjithëve dhe të barazisë së secilës e të secilit”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











