Lajme
Xhemile Fetaji dhe gratë zvicerane u dhurojnë buzëqeshje fëmijëve të botës
Historia e shoqatës „ for children smile“ ka filluar në vitin 2018 kur disa aktiviste, falë një numri të madh të donacioneve ia dolën të kontraktonin ndërtimin e një shkolle për 615 fëmijë në Idlib (Siri)
Duke ndjekur qëllimin për të arritur diçka pozitive dhe për të tërhequr vëmendjen për vuajtjet e njerëzve në botë, gjashtë gra kanë themeluar organizatën jofitimprurëse “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve), shkruan lucify.ch.
Historia e kësaj shoqate ka filluar në vitin 2018 kur aktiviste, falë një numri të madh të donacioneve ia dolën të kontraktonin ndërtimin e një shkolle për 615 fëmijë në Idlib (Siri).
Edhe sot, fokusi i shoqatës është në ndihmat humanitare për fëmijët në gjendje të rëndë, transmeton albinfo.ch. “Qëllimi ynë është të ndihmojmë fëmijët që t`u kthehet buzëqeshja si dhe të forcojnë ndjenjën se janë të rëndësishëm dhe nuk do të harrohen.
Themelueset përpiqen me gjithë zemë që të gjithë fëmijët në botë të kenë të drejta të barabarta dhe të mund të gëzojnë një fëmijëri të lumtur, në të njëjtat kushte. “Në fund të fundit, të gjithë këta janë fëmijë të botës sonë,” thotë Dzemile Fetaji, një nga themelueset e shoqatës.
Dzemile Fetaji thotë gjithashtu se “është shumë e rëndësishme për shoqatën “Për Buzëqeshjen e Fëmijëve” t’u japë fëmijëve qasje në arsim në rrethana të vështira, siç janë kampet e refugjatëve.
“Edukimi është e drejtë e fëmijës. Pa arsimim, shumë fëmijë kurrë nuk kanë shansin t’i shpëtojnë varfërisë dhe të marrin jetën e tyre në duart e tyre”.
Ajo më tutje citon laureaten më të re të Çmimit Nobel për Paqe Malala Yousafzai nga Pakistani, e cila thotë: “Një fëmijë, një mësues, një stilolaps dhe një libër mund të ndryshojnë botën”. Cila do që të jetë arsyeja që njerëzit largohen, askush nuk largohet me dëshirë nga shtëpia, jeta e sigurt, familja dhe atdheu. Kjo është arsyeja pse “ne nuk duhet të mbyllim sytë para krizave humanitare dhe duhet të ndihmojmë atje ku mundemi”, thotë më tutje Dzemile Fetaji.
Shoqata është zgjeruar ndërkohë me anëtarë të shumtë.
Tani është gjithnjë e më e rëndësishme “që ne të planifikojmë dhe zbatojmë projektet e ndihmës në mënyrë profesionale”, thotë zonja Fetaji, përcjell albinfo.ch “sepse është shumë e rëndësishme për ne që donacionet të arrijnë në vendin e duhur. Për këtë qëllim, ne përpiqemi të vizitojmë secilin projekt në vend”.
Xhemile Fetaji është një aktiviste e dalluar shoqërore në Zvicrën lindore. Ajo u bë e njohur sidomos për mirënjohjen që më 1 gusht iu nda nga presidentja federale, Simonetta Sommaruga për angazhim të pakursyer në luftimin e pandemisë në regjionin ku banon.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit

















