Lajme
Zviceranët, përdoruesit më të shumtë të internetit në Europë
Teknologjia tashmë ka shënuar majat e saj në gjithë botën. Interneti ka mbuluar gjithe globin, duke e bërë pjese të pandashme të jetës së njeriut.
Sipas statistikave të fundit, 97-98% e individëve zviceranë nga mosha 16 deri në 74 vjeç kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, transmeton albinfo.ch.
Zvicra mban rekordin ndër përdoruesit me nivel më të lartë në Europë.
Edhe shtetet e tjera të Evropës kanë përdorur ngjashëm internetin me Zvicrën.
Danimarka renditet në vend të katërt, sa i përket përdorimit me 97-98%, Norvegjia dhe Suedia me mbi 98%, dhe Islanda mes 99-100%, transmeton tutje albinfo.ch.
Ekspertët nga bota thonë se interneti është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në vitet e fundit dhe veçanërisht në vitin 2020, pas shpërthimit të COVID-19 dhe masave përkatëse të izolimit dhe distancimit shoqëror. Në vitin 2020, 87% e njerëzve të moshës 16-74 në BE raportuan se kishin përdorur internetin gjatë 3 muajve të mëparshëm. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi gjatë viteve – në 2010 ai ishte 67% dhe në 2015 në 78%.
Në vitin 2020 interneti u përdor kryesisht për të dërguar / marrë e-mail (74%), për të gjetur informacion në lidhje me mallrat dhe shërbimet (69%), për mesazhe të menjëhershme (68%), lajme në internet (65%) dhe telefonim ose video thirrje (60%). Shumica e njerëzve gjithashtu përdorën internetin për bankë (57%), për të dëgjuar muzikë (56%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (56%) dhe për të kërkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











