Kosova
Kosova shënon rritje të korrupsionit
Kosova dhe Shqipëria, asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 publiokoi një raport të fundit lidhur me korrupsionin në shtetet e botës.
Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Kosova këtë vit është radhitur e 104-ta me 36 pikë, duke shënuar përkeqësim në luftën e korrupsionit, meqë ka rënë për tri pozita më poshtë sesa vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, Shqipëria, ndonëse ndan numrin e njëjtë të pikëve dhe renditjes me Kosovën, ka shënuar përparim në këtë drejtim, duke u ngritur për dy pozita më lart sesa vitin e kaluar.
Ndërsa sa u përket vendeve të tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina ndajnë pozitën 111, Serbia vendin e 94-t, Mali i Zi 67 dhe Kroacia 63.
Në listën e vendeve që duhen vëzhguar këtë vit është përfshirë Serbia.
Sipas raportit, sfidat më të mëdha të këtij shteti janë çështjet e lidhura me sundim të ligjit, gërryerje të demokracisë dhe përpjekje për të heshtur zërat kritikë.
“Si përgjigjje ndaj COVID-19, Serbia ka marrë hapa kontrovers, përfshirë pezullimin e Parlamentit, zbatimin e orëve të zgjatura policore dhe nxitjen e dhunës kundër protestuesve. Përveç kësaj, policia ka arrestuar dhe ndaluar një gazetare hulumtuese, ndërkohë që qeveria ka kufizuar qasjen në informacione mbi prokurimin e pajisjeve mjekësore dhe është kërcënuar kundër punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë kritikuar përgjigjen e saj ndaj krizës publike shëndetësore”, është thënë në raport. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














