Lajme
Kina përfshihet nga një valë e re e COVID-19, më e madhe se e marsit 2020
Kina po lufton me shpërthimin më të keq të COVID-19 që nga marsi 2020, me një krahinë që po shënon një rritje rekord ditore të rasteve, pasi një panel i pavarur që shqyrton pandeminë globale tha se Kina mund të kishte vepruar më me forcë për të frenuar shpërthimin e rasteve.
Tabloidi i mbështetur nga shteti, Global Times, të martën mbrojti trajtimin e hershëm të Kinës që kishe bërë për COVID-19, duke thënë se asnjë vend nuk kishte ndonjë përvojë në trajtimin e virusit krejtësisht të ri, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
“Duke parë prapa, asnjë vend nuk mund të paraqitet në mënyrë perfekte në përballjen me një virus të ri, asnjë vend nuk mund të garantojë se nuk do të bëjë gabime nëse një epidemi e ngjashme ndodh përsëri”, tha ajo.
Kina ka raportuar më shumë se 100 raste të COVID-19 në shtatë ditët e fundit. Kina ka raportuar 118 raste më 8 janar, më shumë se një ditë më herët kur janë shënuar 109.
Numri total raste të konfirmuar në Kinë është 89.454 derisa numri i vdekjeve nuk ka ndryshuar, është 4.635.
Paneli i pavarur, i cili po e përcjell pandeminë në botë, udhëhequr nga kryeministri i Zelandës së Re, Helen Clark, ka thënë të hënën se Kina do të duhej të ndërmerrte masa më të rrepta në mënyrë që të parandalonte përhapjen e rasteve të reja.
Gjithashtu kanë kritikuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë që nuk kanë deklaruar një emergjencë ndërkombëtare deri më 30 janar.
Një ekip i OBSH-së është në Wuhan për të hetuar origjinën e pandemisë që ka mbytur miliona njerëz në botë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














