Lajme
Mërgimtarët përballen me pritje të gjata në kufirin Kroaci – Slloveni
Të shumtë janë mërgimtarët nga Kosova që po përballen me pritje të gjata edhe në kthimin për në vendet e tyre, ku punojnë dhe veprojnë, transmeton albinfo.ch.
Kolona të gjata janë bërë në kufirin në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë.
Thuhet se kolonat jenë deri në 12 km dhe vonesat janë në të dyja anët e kufirit.
Kujtojmë se me kolona dhe pritje, mërgimtarët u sprovuan edhe gjatë ardhjes para festave.
Nga ana tjetër, Qeveria e Republikës së Sllovenisë më datë 31 dhjetor 2020 ka marrë disa vendime në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke përfshirë edhe aspektet që lidhen me hyrjen në Republikën e Sllovenisë.
Sipas vendimit të fundit, personat që vijnë nga vendet në listën e kuqe (ku gjenden të gjitha vendet e rajonit dhe Kosova) dërgohen në karantinë nëse nuk paraqesin një rezultat negativ të testit PCR. Ai nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë nga koha e marrjes së strishos, por nëse nuk tregohet koha e strishos, atëherë nga koha e rezultatit të testit negativ. Do të merren në konsideratë vetëm testet PCR të kryera në një shtet anëtar të BE-së ose të Zonës Schengen.
Nga 2 janari 2021, megjithatë, testimi i shpejtë me antigjen do të mundësohet në disa vendkalime kufitare.
Nëse një person që vjen nga një vend i listës së kuqe dhe hyn në kufirin e jashtëm të Schengenit dhe nuk paraqet një test negativ PCR ose nuk bën pjesë në asnjë nga 12 përjashtimet, ai ose ajo mund të hyjë vetëm në pikën e kalimit kufitar ku sigurohen kushtet për testimin e shpejtë të antigjenit.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












