Lajme
Në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova
Ardhjet e mërgimtarve në fund të vitit 2020, ishin të shumta, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.
Që nga 1 janari, të gjata ishin kolonat në pritje, nëpër kufij. Ndërsa, tani kur po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pritjet në vendkalimet kufitare janë më të shkurtra.
Mëngjesin e sotëm në dy vendkalimet më të frekuentuara të Kosovës me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta, për ta kaluar kufirin, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në pikën kufitare Merdare është deri në 250 metra dhe pritje nga 20 deri në 30 minuta.
Ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë në 3 deri në 5 minuta.
Kolona raportohet të ketë edhe në piken e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë, ku kolonat janë 100 deri në 130 metra të gjata dhe pritet 15 deri në 20 minuta, për ta kaluar kufirin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














