Lajme
Gjykata austriake shfuqizon vendimin për maska në shkolla
Gjykata Kushtetuese e Austrisë vendosi të mërkurën se dy masa qeveritare për të luftuar përhapjen e koronavirusit në shkolla, mbajtja e detyrueshme e maskave dhe ndarja e klasave në dy grupe në ndërrime alternative, ishin të paligjshme.
Sistemi i klasave të ndara do të thoshte që disa nxënës të kishin mësime të hënën dhe të martën dhe të tjerët të mërkurën, të enjten dhe të premten. Në të gjitha herët e tjera, ata do të qëndronin në shtëpi.
“Për më tepër, u vendos që të gjithë personat e pranishëm në ndërtesat e shkollës, përveç gjatë kohës së mësimdhënies, duhet të mbanin një maskë mbi gojën dhe hundën e tyre”, u tha në një deklaratë nga gjykata.
“Në vendimin e saj të botuar sot, Gjykata Kushtetuese vendosi që masat në fjalë ishin të paligjshme”, vazhdoi tutje deklarata, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












