Lajme
Xhemile Fetaji-Uka, në mesin e 100 personaliteteve të vitit në Thurgau
Përcaktues për nderimin që i është bërë asaj ka qenë angazhimi saj i veçantë në luftimin e koronavirusit në regjionin ku jeton
Xhemile (Dzemile) Fetaji-Uka është zgjedhur në mesin e 100 personaliteteve të vitit 2020 në Kantonin Thurgau. Përzgjedhjen, përmes një shtojce të veçantë në formë broshure, e ka shpallur gazeta e përditshme e këtij kantoni, “Thurgauer Zeitung”, shkruan albinfo.ch.
Shqiptarja nga Gostivari nuk ka zënë vend rastësisht në këtë listë. Por përcaktues për nderimin që i është bërë asaj ka qenë angazhimi saj i veçantë në luftimin e koronavirusit në regjionin ku jeton.
“Ne jemi shumë të llastuar. Këtë mendim e kishte pasur në kokë zonja Fetaji kur, gjatë bllokimit të muajit mars, si punonjëse në një migros, kishte parë se si qytetarët në atë kaos, kërkonin letër higjenike me aromë levande! Pastaj, ajo thotë se gjatë asaj periudhe ka qenë e stërngarkar me punë. “Më është dashsur të tejkaloja vetveten”.
Por, pastaj asaj i erdhi lajmi i papritur: autoritetet federale të Zvicrës e kishin zgjedhur për t`i ndarë një mirënjohje të lartë nga vetë presidentja federale, Simonetta Sommaruga për festën nacionale të Zvicrës, 1 Gushtin, shkruan albinfo.ch. Këtë mirënjohje ajo e ka marrë si gruaja e vetme nga kantioni Thurgau për këtë vit
Xhemile Fetaji është aktiviste e përkushtuar në sferën e integrimit, migracionit dhe të drejtave të gruas në kantonin Thurgau. Veç tjerash, ajo ka qenë kandidate për t`u zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të saj.
Zgjedhja e saj në mesin e 100 personaliteteve të vitit në Thurgau, është një dëshmi më shumë për vlerësimin e punës së saj vetëmohuese në dobi të shoqërisë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese













