Lajme
Ambasada shqiptare në Berlin njofton pezullimin e takimeve
Pas masave në Gjermani, Ambasada shqiptare njofton se shërbimi konsullor në Berlin do të pezullojë të gjitha takimet nga 16 dhjetori 2020 deri më 10 janar 2021, sipas masave të marra nga qeveria gjermane, transmeton albinfo.ch.
Për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 – 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.
Po ashtu, mësohet se përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente, si leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe për lëshim vërtetimi për transport trupi.
Njoftimi i Ambasadës:
Njoftim i rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani!
Në zbatim të vendimit të marrë nga Qeveria gjermane për mbylljen e plotë të të gjithë veprimtarisë së subjekteve private dhe të institucioneve shtetërore, ju njoftojmë se nga data 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, Sektori Konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin pezullon të gjitha takimet dhe shërbimet konsullore.
Ambasada në Berlin ka trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri me datë 15 dhjetor 2020, ndërsa për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti Gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.
Përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente (1- leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe 2-) për lëshim vërtetimi për transport trupi.
Shtetasit shqiptarë, të cilëve u është caktuar nga institucionet gjermane largimi nga Gjermania në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021 e që nuk kanë dokument udhëtimi të vlefshëm, duhet të kërkojnë vetë te pala gjermane shtyrjen e afatit pas datës 11 janar 2021. Nëse pala gjermane refuzon njoftoni me email ambasadën te adresa emailit: [email protected] , dhe më pas rasti vlerësohet nga ambasada për trajtim të mëtejshëm.
Duke ju falëndenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë shëndet juve dhe familjeve tuaja!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin, Gjermani.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










