Të tjera
Hendbollistja e parë kosovare nga Gjilani shpallet sportisja më e mirë e kohës
Ajo që theu tabut e shoqërisë shqiptare, ishte hendbollistja e cila konsiderohet si femra e parë kosovare, Kadrije Sllamniku Basha, përcjell albinfo.ch.
Ajo ishte nga Gjilani dhe qysh në moshën 13 vjeçare filloi të merrej me hendboll, duke krijuar një lidhje të fortë shpirtërore me këtë lloj të sportit.
Kadrija qysh para gjysmë shekulli theu tabutë, kur pothuajse gjithçka ishte e ndaluar për vajzat dhe gratë në atë kohë, shkruan kultplus.
Krahas shkollimit, vazhdimin e saj me sport e mbështeti edhe babai i saj Shaipi dhe familja Sllamniku, gjë që i dhanë një shtysë të fuqishme hendbollistes së parë kosovare.
Duhet theksuar se përkushtimi i saj i madh me hendbollin, e bëri që në vitin 1964 të shpallet “sportisja më e mirë femër” në Kosovë.
Së fundi ajo është nderuar edhe nga Federata e Sporteve si hendbollistja kosovare më e mira e kohës.
Kadrija është martuar me Naim Bashën, profesor dhe atdhetar i çështjes kombëtare, me të cilin kanë 6 fëmijë.

Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











