Lajme
Austri: 2,748 persona të infektuar, në 24 orë
Pas kufizimeve, Austria ka ulje të madhe të infektimesh gjatë 24 orëve të fundit.
Të hënën numri i pacientëve të infektuar me Covid 19 në Austri ka shënuar rënie të konsidrueshme, gati 50% në raport me një ditë më parë, transmeton albinfo.ch.
Për herë të parë që disa muaj, numri i të infektuarve ka rënë nën 3 mijë pacientë me Sars-Cov-2.
Autoritetet shëndetësore të këtij shteti në raportin e tyre 24-orësh treguan se sot ka pasur vetëm 2,748 raste infektimesh.
Deri më tash ka pasur gjithsej 282,456 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raportojnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
Në krahasim me bashkitë e tjera të Austrisë, ditëve të fundit ka pasur një rënie të theksuar të të infektuarve edhe në Vjenë.
Ditë më parë Austria ka pasur deri në mbi 9 mijë raste me Covid dhe sot ky numur tregon se masat e ndërmarra nga ky shtet kanë dhënë rezultate. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











