Lajme
Në Gjenevë nisin bisedimet për paqen në Siri
Përfaqësuesit e Qeverisë siriane, udhëheqësit e opozitës dhe shoqërisë civile, do të takohen më 30 nëntor në Gjenevë për një rund të ri të bisedimeve të paqes, përcjell albinfo.ch.
“Ne shpresojmë që ajo që kemi arritur është fillimi i ndërtimit të besimit midis palëve”, tha i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Geir Pederson, në prag të bisedimeve.
Ai tha se një çështje kryesore e bisedimeve do të jenë parimet për një kushtetutë të re.
Më shumë se 400.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 12 milionë njerëz janë zhvendosur, që kur shpërtheu lufta civile në Siri, pas një goditje ndaj protestuesve antiqeveritarë nga presidenti Sirian Bashar al-Asad në mars të vitit 2011.
Rusia dhe Irani kanë ofruar mbështetjen kryesore për të ndihmuar mbajtjen e Asadit në pushtet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele.
Grupet ekstremiste, duke përfshirë Shtetin Islamik (IS), janë përfshirë gjithashtu në luftime, por kryesisht janë dëbuar nga territori që kishin kapur më parë nga forcat qeveritare.
Bisedimet e ndara të paqes janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe nga Rusia dhe Turqia, por luftimet kanë vazhduar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











