Lajme
Smartfonët 5G arrijnë në 200 modele
5G është një teknologji, e cila, megjithëse ende nuk ka arritur konsumatorin mesatar, është e gatshme për përdorim në një numër të madh të celularëve.
Mjafton të themi që nga tremujori i parë deri në tremujorin e tretë të vitit 2020 numri i modeleve të pajisura me 5G është katërfishuar, nga 50 modele në janar në mbi 200 në fund të shtatorit.
Raporti më i fundit nga ”Counterpoint” thotë se ”Samsung qëndron ndër 10 të parët e telefonave inteligjentë më të shitur 5G, me ”Galaxy Note” 20 Ultra, pak përpara ”P40 Pro” të ”Huawi” dhe ”Nova 7”.
Shtatë prodhues në renditjen e ”Counterpoint” vijnë nga Kina, duke demonstruar se sa 5G është tashmë një realitet në disa pjesë të botës dhe se si gjigantët orientalë ecin përpara duke prezantuar teknologji të reja pa pritur që tregu të jetë gati.
Europa dhe SHBA, ku përdoruesit e ”Apple” janë gjithmonë të shumtë, do të jenë në gjendje të përfitojnë për ta vendosur kompaninë ”Cupertino” përsëri në rrugën e 5G.
Aspekti më interesant është se në muajt e ardhshëm do të shohim rritjen e propozimit të telefonave celularë që montojnë një modem 5G me çmime brenda mundësive të secilit.
Nëse sot mesatarja e një terminali me këtë teknologji është rreth 700 euro, së shpejti çmimi do të bjerë nën pragun e 400 eurove.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










