Lajme
Prej sot, Aeroporti i Cyrihut ofron teste të shpejta për Covid-19
Testet e shpejta kryhen nga stafi i farmacisë ndërmjet orës 11.30 dhe 13.30 pasdite. Rezultatet, pas 15 minutash
Aeroporti i Cyrihut tani po ofron edhe teste të shpejta për koronavirus. Shtupat e hundës, të nevojshme për këtë lloj testimi merren në bashkëpunim me një farmaci në ish-zyrën e ID-së në Check-in 2 të aeroportit , por vetëm pas kontaktimit paraprak me telefon, njofton srf.ch.
Në këtë mënyrë, qendra për testim dëshiron të shmangë grumbullimet e mëdha të njerëzve, prandaj është i nevojshëm para-regjistrimi me telefon, njoftohet nga aeroporti.
Testet e shpejta kryhen nga stafi i farmacisë ndërmjet orës 11.30 dhe 13.30 pasdite, transmeton albinfo.ch. Rezultati i testit është i disponueshëm pas vetëm rreth 15 minutash.
Megjithatë, për të bërë testin, udhëtarët duhet të tregojnë nëse destinacioni i tyre i udhëtimit pranon testin e shpejtë.
Një test negativ PCR (dmth jo test i shpejtë) është ende i nevojshëm si dëshmi për destinacione të caktuara. Testet PCR dhe testet e antitrupave ofrohen në Qendrën Mjekësore të Aeroportit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














