Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe Italia bëhet gati për shpërndarjen e vaksinës
“Italia do të ketë një pikë “ruajtje dhe administrimi” vaksinash anti-covid për çdo 20 mijë banorë”.
Kjo është bërë e ditur nga komisari për emergjencën Domenico Arcuri ndërsa ka dhënë detaje për planin që po përgatit Italia për shpërndarjen e vaksinës. Ky plan duhet të jetë gati për javët e ardhshme.
Plani që Italia po përgatit merr në konsideratë 4 çështje: shpërndarje nga kompania prodhuese e vaksinës ose shteti blerës, temperaturën e ruajtjes së vaksinës, modalitetin e shpërndarjes si dhe intervalin kohor mes dozës së parë dhe të dytë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
“Duke konsideruar këto 4 variabla, po organizojmë një plan që parashikon përfshirjen e Rajoneve dhe Komunave të cilave u kam kërkuar që të më tregojnë pikat e administrimit në brendësi të spitaleve”, është shprehur Arcuri.
Deri më tani, Italia ka shpenzuar 94 milionë euro, që është edhe kuota që Bashkimi Evropian i ka kërkuar Italisë për të blerë për sasinë e vaksinave që janë deri më tani të gatshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














