Lajme
“Kaos informativ”: Propozime për të vënë rregulla në mediat sociale
Nga zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 te teoritë konspirative për COVID-19, “armatosja” e mediave sociale po shfaqet si një kërcënim i demokracisë në botë gjatë viteve të fundit.
Kompani si Facebook dhe Twitter kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa qeveritë dhe organizata të ndryshme pro demokracisë u kanë ushtruar presion që të ndalojnë veprimet tinëzare në platformat e tyre.
Tashmë, një koalicion ndërkombëtar i fokusuar në rregullimin e këtyre problemeve u ka bërë thirrje shteteve që të vendosin rregulla ndaj kompanive të mediave sociale, përmes sanksioneve të ndryshme, si për shembull, duke mbajtur drejtorët ekzekutivë përgjegjës.
Forumi mbi Informacionin dhe Demokracinë, i përbërë nga grupe të ndryshme nga e gjithë bota, përfshirë këtu dhe Reporterët Pa Kufij dhe Qendrën e të Drejtave të Njeriut, ka përpiluar 250 rekomandime për t’i bërë ballë këtij problemi.
Ata përqendrohen në mënyrë specifike tek “infodemitë”, të cilën e përshkruajnë si një mbingarkesë informacioni, i saktë apo i rremë, që e bën të vështirë për përdoruesit të gjejnë burime të sakta e të besueshme atëherë kur vërtet është nevoja.
“Një zgjidhje e strukturuar për t’i dhënë fund kaosit informativ, i cili paraqet një rrezik themelor ndaj demokracive në botë”, tha Christophe Deloire, kreu i Forumit mbi Informacionin dhe Demokracinë.
Nga 250 rekomandimet, organizata nënvizoi 12 pika kyçe.
Kushte për transparencë
Këtu hyjnë të gjitha funksionet publike themelore: moderimi dhe renditja e përmbajtjes si dhe modelimi në mënyrat se si ndërtohet ndikimet sociale.
Entet rregullatorë që kanë për detyrë të zbatojnë kushtet e transparencës duhet të kenë mbikëqyrje të fortë demokratike dhe procese auditimi.
Ndër sanksionet e përmendura janë gjoba të majme, përgjegjësia personale e drejtorëve, etj.
Moderimi i përmbajtjes
Platformat duhet të ndjekin një sërë parimesh mbi të drejtat e njeriut për moderimin e përmbajtjes së tyre, të bazuar në ligjet ndërkombëtare.
Qasje e re ndaj mënyrës sesi ngrihet platformat
Krijimi i një agjencie për Zbatimin e Standardeve Digjitale.
Konflikti i interesit i platformave duhet të jetë e ndaluar, në mënyrë që të shmanget që hapësira e informacionit dhe komunikacionet të sundohet apo të ndikohet nga interesa tregtare, politike apo arsye të tjera.
Përkufizimi i një kornize rregullatore për promovimin e materialeve gazetareske që janë në interesin publik, bazuar në standarde vetë rregullatorë si “Iniciativa e Mirëbesimit të Gazetarisë”; për të ngadalësuar përhapjen e materiale të dëmshme në botën virtuale.
Masa mbrojtëse për shërbimet e mesazheve private
Masa që kufizojnë shpërndarjen masive në botën virtuale të përmbajtjeve dezinformuese përmes kufizimit të disa funksioneve: opsione të shtuara për të pranuar mesazhe në grupe dhe masa për të luftuar mesazhet e dërguara nga sisteme automatike.
Këto platforma duhet të informojnë më mirë përdoruesit e tyre për prejardhjen e mesazheve që marrin, veçanërisht mesazhe që u janë bërë forward.
Mekanizma që sinjalizojnë përmbajtjet e jashtëligjshme nga përdoruesit si dhe dhënia e mundësisë për të apeluar nga përdorues që janë përjashtuar nga platforma.
“Mediat sociale, më parë ata që e mundësonin diçka, sot të kthyer në shkatërrues, duke krijuar përçarje – me mendësinë “ne kundër tyre” kur ndërtojnë platformat e tyre. Nuk është rastësi që udhëheqës përçarës dalin më mirë në mediat sociale”.
“Facebook është sot shpërndarësi më i madh i lajmeve në botë. Përveçse ka diçka: gënjeshtra të veshura më zemërim dhe urrejtje përhapen më shpejt e shkojnë më larg sesa faktet e mërzitshme”, tha Maria Ressa, kryetare e bordit drejtues të grupit të punës.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










