Koronavirusi: çast pas çasti
Amerikanët gati të vaksinohen në dhjetor
Në fillim të kësaj jave, Pfizer dhe BioNTech deklaruan se vaksina eksperimentale ishte më shumë se 90% efektive bazuar në rezultatet fillestare të provës
Shefi i programit të vaksinave të SHBA u shpreh se pret që do të ketë vaksinë të mjaftueshme për 20 milionë amerikanë deri në dhjetor.
“Ne planifikojmë të kemi doza të mjaftueshme vaksine në dispozicion për përdorim në popullatën amerikane për të imunizuar rreth 20 milionë individë në muajin dhjetor dhe 25 deri në 30 milionë të tjerë në muajt në vijim,” tha shefi i programit të vaksinave të SHBA, gjithashtu pjesë e një operacioni të administratës Trump me në fokus zhvillimin me shpejtësi të një një vaksine.
Ai e bëri njoftimin në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump tha se ai pret që një vaksinë e koronavirusit të jetë në dispozicion për të gjithë popullsinë sa më shpejt, në një kohë kur sulmi i infeksioneve të reja e ka çuar numërimin e rasteve të përditshme në shifra rekord.
Në fillim të kësaj jave, Pfizer dhe BioNTech deklaruan se vaksina eksperimentale ishte më shumë se 90% efektive bazuar në rezultatet fillestare të provës, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Pfizer ka deklaruar se pret të raportojë të dhënat e kërkuara javën e ardhshme dhe më pas mund të aplikojë për një autorizim përdorimi emergjent. Prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca, duke punuar me Universitetin e Oksfordit, pret që të raportojë të dhëna të tjera për imunizimin ndaj COVID-19, një tjetër pararojë, para fundit të vitit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














