Lajme
Shifra të reja rekord me të infektuar në SHBA
Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rëndë nga koronavirusi, numërojnë tani mbi 10 milionë e 560 mijë të diagnostikuar me këtë virus.
Dje në vend u shënua një tjetër rekord i zymtë – mbi 150 mijë raste të reja me koronavirus, duke kapërcyer rekordin e së mërkurës me më shumë se 144 mijë raste të reja. Po dje u thye edhe numri rekord i të shtruarve në spital, me mbi 67 mijë pacientë që kurohen për COVID-19, ose 1700 më shumë se një ditë më parë, ndërsa u regjistruan 1 mijë e 104 viktima nga sëmundja.
Shifrat e reja e çojnë në mbi 242 mijë totalin e të vdekurve nga COVID-19. Kalifornia arriti sot mbi një milion të infektuar me koronavirus, shteti i dytë pas Teksasit me numrin më të lartë të të prekurve.
Në shkallë globale, Italia u bë vendi i dhjetë që kap numrin e 1 milion të diagnostikuarve me koronavirus. Pas Shteteve të Bashkuara, India dhe Brazili kanë shifrat më të larta të infeksioneve, Franca renditet në vend të katërt./VOA
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












