Lajme
Amazon akuzohet për abuzim me rregullat e BE-së për konkurrencë
Komisioni Evropian e akuzoi Amazonin për abuzim me pozicionin e tij dominues në shitjet online, duke fituar avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve.
Komisioni Evropian tha se Amazon ka përdorur të dhënat e shitësve të palëve të treta, që përdorin tregun e tij për të rritur shitjet e mallrave të veta.
Komisioni po ashtu nisi hetime për trajtimin e mundshëm preferencial të shitësve që përdorin shërbimet e Amazonit për logjistikë, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Amazon i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se asnjë firmë “nuk është kujdesur më shumë” për bizneset e vogla.
Amazon përballet me gjobë prej 19 miliardë dollarësh, nëse shpallet fajtor për shkelje të ligjit të konkurrencës.
Komisionarja për Konkurrencë e BE-së, Margrethe Vestager, tha se është jetike që platformat me “fuqi tregu” të mos “e çrregullojnë konkurrencën”.
“Të dhënat mbi aktivitetin e shitësve të palëve të treta nuk duhet të përdoren për përfitime të Amazonit kur ai vepron si konkurrent i këtyre shitësve”, tha Vestager.
Komisioni Evropian e ka hetuar Amazonin që nga korriku i vitit të kaluar, pas ankesave nga tregtarët.
Në muajin gusht, shefi i Amazonit, Jeff Bezos, është bërë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarësh.
Çmimi i aksioneve të Amazonit është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











