Lajme
Hungaria vendos orë policore
Qeveria hungareze ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe vdekje të shkaktuara nga COVID-19.
Në një video të postuar në Facebook më 9 nëntor, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë, dhe tubimet familjare dhe ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona.
Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë.
Vendimi do të fillojë të zbatohet nga mesnata e 10 gushtit. Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 30 ditë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












