Lajme
Melania: Trump duhet ta pranojë humbjen nga Biden
Së fundmi, Melania Trump ka kërkuar nga Donald Trump ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe humbjen nga Joe Biden, përcjell albinfo.ch.
Rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump ka filluar të ndahet në lidhje me refuzimin e tij të vazhdueshëm për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pasi Jared Kushner dhe zonja e parë, Melania Trump, e këshilluan atë që të pajtohet me fitoren e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden, raporton CNN, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, djemtë e tij të rritur e shtyjnë atë dhe aleatët për të vazhduar presionin.
Kushner, dhëndri i Presidentit dhe këshilltari i lartë, i është afruar atij për të pranuar rezultatin, thanë dy burime për CNN.
Zonja e parë, sipas një burimi të veçantë të njohur me bisedat, ka thënë privatisht se ka ardhur koha që ai të pranojë humbjen e zgjedhjeve.
Ndërkohë, dy djemtë e rritur të Trump, Donald Jr dhe Eric, u kanë kërkuar aleatëve të vazhdojnë presionin dhe ata kanë shtyrë republikanët dhe mbështetësit të refuzojnë publikisht rezultatet, edhe kur CNN dhe media të tjera projektuan fitoren e Biden të shtunën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











