Lajme
Kosova paralajmëron masa të reja shtrënguese
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të tjera shtrënguese nëse vazhdon rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus.
“Nuk mund të themi asgjë derisa të zgjasë kjo pandemi. Jemi në një situatë kur kemi rritje të madhe të infeksionit. Kishim një ulje të mirë të rasteve gjatë pjesës së shtatorit. Dje vendosëm masat kufizuese. Duhet të jemi të kujdesshëm në ditët në vijim se si do të ecim tutje”, ka thënë Zemaj në Dukagjini, përcjell Albinfo.ch.
“Në bazë të rekomandimeve të profesionistëve, IKSHP-së, Qeveria e ka parë të arsyeshme që të vendosim disa masa”, ka thënë Zemaj.
“Na kanë dhënë shenja që duhet të ndërmarrim masa kufizuese, eventualisht mund të marrim edhe masa të tjera shtrënguese nëse e shohim se infeksioni vazhdon të rritet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












