Lajme
Kryeministri britanik: Spitalet shumë shpejt do të detyrohen të zgjedhin mes pacientëve
“Doktorët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin mes pacientëve që duhen trajtuar e që do të marrin oksigjen dhe atyre që nuk do ta marrin dot, do të vendosin praktikisht kush do të jetojë e kush do të vdesë".
Asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk do të injoronte shifrat që paralajmërojnë se vdekjet mund të shkojnë edhe në mijëra në ditë, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson, teksa lajmëronte karantinën e re.
Në Lodi të Italisë në muajin prill punonjësit e shëndetësisë u përballën me një situatë të ngjashme, kur gjendeshin përballë vendimit të tmerrshëm se kush duhet të kishte prioritetin për kujdes shëndetësor. Marsin e këtij viti, një grup mjekësh dhe akademikësh nga e gjithë bota publikuan një përmbledhje udhëzimesh etike në New England Journal of Medicine (NEJM), ku nënvizohej mënyra se si të përdoreshin me kujdes burimet gjatë pandemisë, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Një prej rekomandimeve të dhëna nga autorët asokohe ishte se qasja e zakonshme e trajtimit: kush vjen i pari, shërbehet i pari, nuk duhet aplikuar, por t’u jepej prioritet të sëmurëve më rëndë që janë të rinj dhe që kanë më pak probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









