Integrimi
Belul Bajrami, për të katërtën herë asamblist në komunën La Tène
"Në orën 17h00 të dielën dolën rezultatet. Ishte një lajm shumë i mirë për mua dhe kolegët e mi kandidatë në këto zgjedhje. Partia jonë fitoi 8.9% të votave me 4 kandidatë në nivel të komunës"
Të dielen që lamë pas, në kantonin e Neuchâtel-it u mbajtën zgjedhjet komunale, të cilat, në kushte normale duhej të mbaheshin në muajin qershor por situata pandemike bëri që ato të shtyhen për 25 tetor 2020.
Komuniteti shqiptar në kët kanton ësht mjaft aktiv, prandaj edhe përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme në ngjyrat e ndryshme partiake, të pranishme në peisazhin politik të këtij kantoni.
Parta Socialiste kishte 3 kandidatë shqiptar: Shaip Imeri, Fatmir Fetahu dhe Lirim Begzati. Dy të parët në qytetin e La Chaux-de-Fons ndërsa Lirimi, në qytetin e Neuchâtelit. Po ashtu, Sokol Mehmetaj garonte me ngjyrat e Unionit Demokratik të Qendrês UDC në komunen e Val-de-Travers-it.
Ndërsa Belul Bajrami ka garuar me Partinë e Gjelbër-Liberale në komunën La Tène.
Kjo parti është e formuar rishtas në këtë komunë dhe z. Bajrami është njëri nga iniciatorët e këtij grupimi politik, shkruan albinfo.ch. Ai aktualisht mban pozicionin e zëvendës-kryetarit të kësaj partie në nivel komune. Kjo parti ka organet e saj në nivel kantoni dhe është prezente në gati të gjitha komunat e kantonit të Neuchâtel-it.
“Në orën 17h00 të dielen dolën rezultatet dhe ishte një lajm shumë i mirë për mua dhe kolegët e mi kandidatë në këto zgjedhje. Partia jonë fitoi 8.9% të votave me 4 kandidatë në nivel të komunës”, shprehet z. Bajrami për albinfo.ch.
Në këto zgjedhje kanë garuar grupimet politike si: PLR (Partia liberale-radikale, Partia Socialiste, Partia e Gjelbër pastaj një grupim qyetar që njihet me emrin Entente komunale si dhe PVLT-Partia e Gjelbër Liberale, të cilën e përfaqësonte edhe z. Bajrami.
“Tani presim konstituimim e kuvendit apo parlamentit komunal në muajin dhjetor. Nga ne kaluam 3 veta ndërsa ishim gjithsej 4 në listë”, thotë ai.
Bashkëbiseduesi ynë, Belul Bajrami ka qenë për tre mandate pjesë e asamblesë komunale, ku përfaqësonte PS-në (Partinë Socialiste). Madje, për katër vitet e fundit ai ka qenë edhe kryetar i seksionit të kësaj partie në komunë ndërsa për një vit ka kryer edhe detyrën e kryetarit të asamblesë së komunës La Tène.
Më vonë, ai ka kaluar tek liberalët e gjelbër.
“As kësaj here suksesi dhe mbështetja nuk munguan pasi qytetarët e vlerësuan punën time për gjithë ato vite të angazhimit tim qytetar. Edhe kësaj here ma dhanë besimin që t`i përfaqësoj në avancimin e proceseve të filluara në të mirë të qytetarit”, shprehet për albinfo.ch z. Bajrami.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












