Lajme
Zvicra, shtëpia e një prej demokracive më të qëndrueshme në botë
Gjithashtu, në Ditën Botërore të Sigurisë, Zvicra është ndër vendet më të sigurta në Europë
Jeta në Zvicër është e qetë dhe ky vend shpesh renditet ndër vendet më të sigurta në Europë, për të jetuar dhe për të krijuar familje. Krimi i dhunshëm është i rrallë, megjithëse mund të jetë shumë pak aktiv në zonat turistike më të njohura. Nëse keni ndonjë emergjencë gjatë qëndrimit në Zvicër, telefononi në 117, transmeton albinfo.ch.
Zvicra nuk është vetëm vend i sigurt, po ashtu është shtëpia e një prej demokracive më të qëndrueshme në botë. Gjatë rënies ekonomike të fundit, Zvicra mbeti e padëmtuar, duke u bërë kështu një strehë e sigurt për investitorët, dhe me një ekonomi që ka papunësi shumë të ulët.
Shumë njerëz zgjedhin të jetojnë në Zvicër për t’i ofruar familjeve të tyre një cilësi më të lartë të jetesës. Shumë britanikë që vendosen në Zvicër, ndihen më të sigurt për fëmijët e tyre dhe për përparësitë që do t’iu ofrohen atyre në të ardhmen, transmeton tutje albinfo.ch.
Zvicra është e njohur si vend i hapur për të huajt, me ç’rast më shumë se 20 për qind e popullsisë përbëhet nga punëtorët e huaj dhe të përkohshëm. Në Zvicër po ashtu janë katër gjuhë zyrtare, përfshirë këtu gjermanishten, frëngjishten, italishten dhe gjuha romake (me rrënjë latine). Meqë edhe gjuha angleze është mjaft e përhapur, mundësitë janë të shumta edhe për punëtorët që flasin anglisht. Megjithatë, ia vlen të provoni të mësoni ndonjë nga gjuhët lokale, në mënyrë që të përshtateni më shumë me jetën e re. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











