Lajme
Këto janë shtetet ku maska është e detyrueshme
Tashmë shumë ekspertë nga bota, thonë se vala e dytë e Covid, ka pushtuar Evropen. Vala e re e infektimeve ka bërë që shumë vende të ndërmarrin masa drastike kufizuese pas rihapjes, si ajo e maskës edhe në ambientet e hapura, me qëllim për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Duhet theksaur se Çekia është vendi i parë europian që e bëri të detyrueshme maskën që në 18 mars në ambientet e jashtme, si supermarkete, farmaci apo transport publik. Vetëm pak ditë më vonë, Sllovakia dhe Bosnje-Hercegovina ndoqën shembullin e saj. Më 6 prill, Austria gjithashtu vendosi që maska të jetë e detyrueshme në hapësirat publike.
Në të njëjtën ditë, Turqia vendosi të njëjtën masë, por duke u kufizuar vetëm në tregje apo vende të mbipopulluara. Në vende të tjera në Europë, qytete të ndryshme brenda të njëjtit shtet kanë aplikuar masa të diferencuara, varësisht nga shkalla e rrezikut të përhapjes së virusit.
Në disa qytete franceze si Paris, Tolouse, Nisë dhe Lion, çdo person mbi 11 vjeç gjobitet në rast se del pa maskë. Pak ditë më parë, shteti fqinj, Italia, shpalosi planin e masave që implementon maskën në ambiente të jashtme e të brendshme, përveç shtëpisë, mbylli shërbimin në restorante në orën 21:00 dhe ndaloi të gjitha festat, qoftë jashtë apo brenda.
Një tjetër vend problematik sa i takon ecurisë së Covid-19, Spanja, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Hotelet, baret dhe bizneset punojnë me gjysmë kapaciteti dhe nuk lejohen hyrje-daljet nga Madridi me përjashtim të personave që shkojnë në shkollë apo punë.
Gjermania ka ndaluar grumbullimet masive së paku deri në fund të vitit, për zonat me infektim të lartë. Mosmbajtja e maskës në dyqane apo transport publik gjobitet me 50 euro. Greqia e ka bërë të detyrueshme maskën në ambiente të mbyllura dhe mjetet e transportit publik. Në vendet me infektim të lartë, maska duhet të mbahet edhe në punë apo ambiente të hapura me shumë njerëz. I vetmi shtet që mjaftohet vetëm me rekomandimin e maskës është Suedia.
Njerëzit zbatojnë këshillat e qeverisë, e cila nuk ka ende një plan për vendosjen e masave të reja, por nuk kanë përjashtuar vendosjen e masave në të ardhmen, por për momentin bizneset qëndrojnë hapur dhe maskat nuk rekomandohen. Luksemburgu është treguar më tolerant, duke kërkuar maskë detyrimisht jashtë, vetëm në ambientet ku nuk është e mundur të ruhet distanca.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë
















