Integrimi
Me 26 borxhe ndaj shtetit, dëbohet nga Zvicra shqiptari i divorcuar
Gjykata Federale konfirmon vendimin e Thurgaut: Shqiptari me 26 zbatime borxhi në regjistër do të dëbohet nga Zvicra
Një shtetas shqiptar i moshës 33-vjeçare duhet të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi në vend. Ky vendim del nga një gjykim i Gjykatës Federale, botuar të premten (2C_397 / 2020).
Duke u martuar me një grua zvicerane, shqiptari kishte marrë një leje qëndrimi në Zvicër, në vitin 2011, shkruan tagblatt.ch. Në Gjykatën e Qarkut, në Weinfelden është bërë shkëputja e martesës së tyre, në korrik të vitit 2019, transmeton albinfo.ch. Në këto kushte, ai mund të qëndronte ende në Zvicër pasi martesa kishte zgjatur më shumë se tre vjet.
Mirëpo, nga këndvështrimi i gjykatësve federalë, njohja e padiskutueshme e mirë e gjuhës gjermane nga ana e tij, nuk mjafton për të folur për një integrim të suksesshëm në rastin e 33 vjeçarit.
Ndër të tjera, ai nuk kishte treguar sukses në këtë drejtim në aspektin profesional. Nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016 i përmenduri ka marrë ndihma sociale në vlerë prej 26.800 frangash.
Ai gjithashtu është mbështetur nga zyra e mirëqenies sociale nga prilli deri në qershor të vitit 2018. Në janar 2019, në adresë të tij janë regjistruar 26 zbatime të borxhit (nga zyra e përmbarimit) në shumën prej 46.200 frangash, si dhe 14 certifikata humbjeje të pashlyera, me vlerë të 23.100 frangave.
Pas ndarjes nga gruaja e tij, Gjykata e Qarkut në Weinfelden e ka detyruar të divorcuarin të paguante kontribute (alimentacionin) për tre fëmijët.
Në vitin 2015, zyra e prokurorit publik e kishte shpallur atë atë fajtor për ndihmën e ofruar në vjedhjet e rënda dhe banditeske, pas së cilës Zyra e Migracionit e Kantonit Thurgau e kishte paralajmëruar atë.
Në vitet 2016 dhe 2017 ai është gjobitur për sulm fizik ndaj gruas së tij, përcjell albinfo.ch. Kanë pasuar më tutje kallëzimet penale për shkeljen e Aktit të Transportit të Pasagjerëve. Zyra e migracionit kishte urdhëruar largimin e tij nga Zvicra që në maj të vitit 2018.
Sipas vendimit aktual të Gjykatës Federale, ai ka probleme në respektimin e sistemit ligjor lokal, sado që pesha e shkeljeve të tij ka shkuar duke u zvogëluar me kalimin e kohës, përcjell albinfo.ch.
Në paraqitjen e tij në Gjykatën Federale, ai ka relativizuar gjegjësisht zvogëluar përgjegjësinë për aktet e tij të dhunës ndaj ish-gruas së tij, duke treguar se edhe ajo ishte bashkëfajtore.
Gjykata Supreme Federale nuk i beson pohimit të tij se në vendin e tij të lindjes është në rrezik për jetën. Edhe nëse ai kishte punuar si informator policie në Zvicër, për gjykatën nuk ishte e qartë përse ai do t`u nënshtrohej reprezaljeve në vendin e tij të lindjes më shumë sesa në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













