Lajme
Zyrtare: Eris Abedini firmos për Granadën
Mesfushori 22-vjeçar me origjinë nga Kosova, Eris Abedini ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, pasi ka nënshkruar për 3 sezone me klubin spanjoll të Granadës.
Futbollisti i rritur në Zvicër te Lugano, ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasi ka firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin spanjoll, që pak kohë më parë u përball me Teutën e Durrësit në turet eliminatore të Ligës së Europës, shkruan rtk, përcjell Albinfo.ch
Eris Abedini ka veshur fanellat e skuadrave si Lugano, Chiasso, Winterthur e Wil, ndërsa në nivel përfaqësueseje ka zgjedhur Kosovën dhe deri tani numëron dy ndeshje dhe një gol me 21-vjeçarët e “Dardanëve”.
Transferimi i tij në Spanjë erdhi falë një pune mjaft të mirë të menaxherëve Naim Bahtiri dhe Sasha Huet-Baranov, të cilët punojnë për agjencinë Fairsport, e cila menaxhon edhe mesfushorin e mirënjohur Stanislav Lobotka
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









