Kosova
Pas lehtësimit të masave, bizneset kërkojnë lejimin e dasmave
Pandemia ka goditur shumë rëndë bizneset në Kosovë, ndërkohë që deputetët ende nuk e kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Pandemia e koronavirusit ka goditur shumë rëndë bizneset në Kosovë, që edhe më parë janë gjendur në vështirësi.
Qeveria e Kosovës ka disa muaj që ka ndaluar mbajtjen e dasmave dhe nga kjo kanë pësuar shumë biznese, përcjell albinfo.ch.
Pas lehtësimit të masave, këto biznese kërkojnë lejimin e mbajtjes së dasmave, gjithmonë duke respektuar masat e Covid-19.
Sikur të mos mjaftonte goditja nga pandemia, bizneset po ankohen se ato nuk po ndihmohen nga shteti. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike disa herë ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk është miratuar, edhe pse si i tillë, është jetik për shumë biznese.
Fehmi Fetahu, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, thotë se bizneset do ta kenë vështirë të mbijetojnë.
“Nuk mund të jemi të kënaqur, kur Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është miratuar. Kështu shumë biznese rrezikohen të shuhen. Shumë familje varen nga ky Ligj, por që fatkeqësisht nuk është miratuar. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të intervenojë urgjentisht, sepse gjendja është e rëndë”, ka thënë Fetahu për albinfo.ch.
Ai kërkon lejimin e mbajtjes së dasmave. “Pse të mos organizohen edhe dasmat në Kosovë, kur janë lejuar shumë aktivitete tashmë, me lehtësimin e masave. Dasmat gjithashtu janë të lejuara në shumë shtete. Ne do të respektojmë masat e Covid-19. Shumë biznese varen nga dasmat”, thotë Fetahu.
Gastronomët e Kosovës janë prekur shumë nga kjo pandemi dhe duhet shikuar mënyra si të ndihmohen e jo të ketë kufizime në orar, muzikë apo edhe te dasmat”, shton tutje Fetahu, i cili të gjitha investimet i ka bërë në vendin e tij të lindjes në Përlepnicë të Gjilanit, në kompleksin, “Vali Ranch”.
Ai ka bërë thirrje që të ndihmohet sektori privat në Kosovë, që është prekur shumë nga pandemia.
Mijëra punëtorë dhe familje presin ndihmë nga institucionet e Kosovës. Shumë biznese janë mbyllur në Kosovë nga marsi, por edhe shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











