Lajme
Davos mund të mos ogranizohet as vitin e ardhshëm
Humbja e mundshme e ngjarjes për bizneset në Davos do të ishte e konsiderueshme
Takimi i nivelit të lartë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) mund të mos zhvillohet në Davos vitin e ardhshëm.
Pandemia tashmë i kishte detyruar organizatorët të shtyjnë ngjarjen nga faza e zakonshme e janarit në një datë të mundshme të hershme të verës, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Por hotelierët në Davos, vendpushimi alpin që ka pritur konferencën globale për 50 vitet e fundit, tani kanë marrë një letër duke hedhur dyshime nëse “WEF 2021” do të zhvillohet atje vitin e ardhshëm. Gazeta “Südostschweiz” tregoi historinë e cila u konfirmua për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Një zëdhënës i WEF tha për swissinfo.ch se nuk ishte “duke u komunikuar për këtë temë për momentin, sepse ende nuk është marrë ndonjë vendim”. Ai shtoi se informacioni shtesë do të vihej në dispozicion në javët e ardhshme.
Sipas transmetuesit publik radiofonik zviceran SRF, vendet e mundshme zëvendësuese për ngjarjen mund të përfshijnë vendpushimin Bürgenstock në Zvicrën qendrore, ose Lugano në kantonin jugor Ticino.
Në qershor, WEF tha se do të pakësonte veprimtarinë e saj vjetore, e cila tërheq mijëra politikanë, njerëz të biznesit dhe drejtues të shoqërisë civile çdo vit. Plani ishte që ta vinte në skenë në Davos nga 26-29 Janar, por me më pak pjesëmarrës dhe një lidhje virtuale me 400 qytete në të gjithë botën.
Por në gusht WEF tha se nuk mund të mbante takimin në Davos në janar për shkak të frikës nga Covid-19. Ai sugjeroi një shtyrje të mundshme për në fillim të verës 2021 por shtoi se një vendim përfundimtar nuk mund të merret derisa “të jemi të siguruar që të gjitha kushtet janë përmbushur për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve tanë dhe të komunitetit pritës”.
Humbja e mundshme e ngjarjes për bizneset në Davos do të ishte e konsiderueshme.
WEF thotë se ngjarja kryesore e saj kontribuon me dhjetëra miliona franga çdo vit si në Davos ashtu edhe në ekonominë zvicerane në tërësi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











