Lajme
Kumbulla: Roma, ideale për ta vazhduar karrierën
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili para pak ditësh kompletoi transferimin nga Hellas Verona te Roma, ka deklaruar se skuadra nga kryeqyteti i Italisë është ideale për ta vazhduar karrierën e tij profesionale.
20-vjeçari iu bashkua Romës si huazim për një sezon me obligim të blerjes për 25 milionë euro.
“Kur mësova se Roma interesohej për mua, nuk mora shumë kohë për të vendosur”, tha Kumbulla për “The Guardian”
“E kuptova menjëherë që ky është klubi i duhur për mua. Ata më treguan projektin dhe unë bisedova e stafin dhe trajnerin. Për shkak të tifozëve, stadiumit dhe historisë së mahnitshme të këtij klubi, ishte e lehtë për të vendosur. Ky është klubi ku unë doja ta vazhdoja karrierën time”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














