Koronavirusi: çast pas çasti
Shteti që nuk po jep të dhëna reale për koronavirusin
Mjekë dhe politikanë lokalë në Turqi po ngrenë shqetësimin se qeveria është duke minimizuar nivelin e përhapjes së koronavirusit. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në Turqi çdo ditë identifikohen rreth 1 mijë e 700 raste të reja, ndërsa rreth 60 vdesin nga infeksioni. Por, ka dyshime se këto shifra nuk janë reale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, përcjell shqetësime të politikanëve të opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për mbulim të së vërtetës.
Sipas të dhënave zyrtare, Sanliurfa në rajonin Anatolia është ndër qytetet më të goditura nga koronavirusi në Turqi.
“Ata njoftojnë se çdo ditë kemi rreth 1 mijë e 500 infeksione në nivel vendi. Por për disa ditë, vetëm në Sanliurfa, kishim 600 deri në 700 raste. Është e qartë se numrat që publikohen nuk janë të saktë”, tha ai.
Këto shqetësime u ngritën dy javë më parë nga udhëheqësit e dy qyteteve më të mëdha turke, Stambollit dhe Ankarasë. Ata paralajmëruan mospërputhje të të dhënave të Ministrisë së Shëndetit me të gjeturat e autoriteteve lokale.
Drejtuesit e dy qyteteve janë pjesë e subjektit opozitar “Partia e Popullit Republikan”.
Doktor Gengeç beson se qeveria po mundohet të kufizojë dëmet ekonomike.
“Është sezoni i turizmit dhe për këtë arsye ata shqetësohen për ekonominë. Ata shqetësohen se publiku do të zemërohet. Ata nuk duan që njerëzit të shohin dështimet në numra kaq të lartë. Prandaj nuk japin informacione të sakta”, tha doktori Gengeç.
Ministri i Shëndetësisë në Turqi dhe guvernatori i provinces Sanliufra refuzuan të intervistohen nga Zëri i Amerikës. Gazetari Ibrahim Uygur thotë se qeveria nuk jep të dhëna të plota.
“Deri para një muaji ata publikonin numrin e rasteve pozitive në Sanliufra, por tani nuk e japin më këtë informacion. Tani mund të botojmë vetëm numrin total ditor në nivel vendi të shpërndarë nga qeveria”, thotë gazetari Uygur.
Edhe banorët në Sanliufra shprehen skeptikë për numrat e qeverisë.
“Besoj se shifrat e vërteta janë shumë më të larta”, thotë banori Mustafa Uma.
“Arsyeja pse virusi është kaq i përhapur në Saliufra është mosrespektimi i rregullave. Banorët nuk mbajnë maska. E quajnë për turp. Shkojnë në dasma dhe shumë prej tyre infektohen”, thotë banori tjetër Mehmet Veysel Akdeniz.
Turqia mohon se është duke e mbuluar të vërtetën. Ditëve të fundit qeveria shtoi masat kufizuese pas rritjes së rasteve. Mbajtja e maskave është e detyrueshme jashtë shtëpisë. Tubimet si dasmat janë të kufizuara në një orë, ndërsa vallëzimi dhe ushqimi janë ndaluar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












