Lajme
Migros ul çmimet për 10 %

Përballë konkurrencës nga Aldi dhe Lidl, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Zvicër, Migros, tani po ul çmimet me të paktën 10 për qind në disa qindra produkte.
Tre të katërtat e artikujve me zbritje janë nga sektori i ushqimit dhe pjesa tjetër janë artikuj të tjerë të konsumit, përcjell albinfo.ch.
Çmimet e tyre do të ulen para fundit të vitit.
“Uljet e reja të çmimeve duhet t’i bindin njerëzit të mendojnë për Migros kur ata janë duke planifikuar blerjet e tyre”, tha zëdhënësi i kompanisë për “20 Minuten”.
Migros, i cili ka mbi 1.000 dyqane në Zvicër, nuk zotëron vetëm dyqane ushqimore, por edhe dyqane sporti, elektronike dhe pajisje, si dhe një bankë dhe qendra të arsimit për të rritur.
Ekonomisti i sjelljes Tilman Slembeck nga Universiteti i Shkencave të Zbatuara të Cyrihut tha se Migros është “nën presion për të vepruar” në mënyrë që të konkurrojë me supermarkete më të lira si Aldi dhe Lidl.
“Ekziston presion i vazhdueshëm nga zbritësit”, tha ai.
Në fund, konsumatorët mund të jenë fituesit në luftën e çmimeve, përcjell tutje albinfo.ch.
Për shembull, specat e kuq tani kushtojnë 3.30 franga për kilogram në vend të 3.80, dhe gjashtë paketimet e shisheve 1.5 litër ujë mineral Aproz janë 2.85 në vend të 5.70.
Ushqimi dhe shumë produkte të tjera të shitura në Zvicër janë më të shtrenjta sesa mallrat e krahasueshme në BE.
Një studim i fundit nga baza e të dhënave të Eurostat tregon se nuk ka askund në kontinent ku buka është më e shtrenjtë sesa në Zvicër, ku kostoja e saj është 1.64 herë më e lartë se mesatarja evropiane.
Qumështi, djathi dhe vezët kushtojnë rreth 1.4 herë më shumë sesa kushtojnë diku tjetër në Evropë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti