Lajme
Mbretëria e Bashkuar shton Zvicrën në listën e shteteve që duhet të karantinohen
Të enjten u shtua Zvicra në listën e vendeve nga të cilat udhëtarët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të karantinohen.
Karantina 14-ditore vlen nga e shtuna, 29 gusht, në 3:00 GMT (5:00 e mëngjesit në Zvicër). Ministri i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps njoftoi të enjten duke treguar se masa ishte e nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
“Të dhënat tregojnë se ne kemi nevojë për të hequr Republikën Çeke, Xhamajken, Zvicrën nga lista jonë e korridoreve të udhëtimit”, tha Shapps në një deklaratë.
Njerëzit që vijnë nga Kuba megjithatë nuk do të duhet më të karantonohen, shtoi ai.
Zvicra ka pasur rritje të rasteve gjatë javëve të fundit – 361 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit duke e çuar mesataren e 7 ditëve në mbi 266, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













