Lajme
Ndryshimi i ligjit për personat me Vizën F
Qeveria zvicerane ka vendosur për një sërë ndryshimesh të ligjit për azilkërkuesit me lejen (vizën) F, duke përfshirë edhe ndalimin e largimit nga vendi në kohën kur aplikimi i tyre është duke u shqyrtuar.
Të njohur si ‘persona të pranuar përkohësisht’ ose ‘Mbajtës të lejes F’, ata janë individë të cilëve u është shqiptuar vendimi për lëshimin e Zvicrës, por dëbimi i të cilëve është vonuar ose është pezulluar ndryshe.
Personat e pranuar përkohësisht do të lejohen të largohen nga vendi në “rrethana të jashtëzakonshme” në përputhje me rregullat e reja.
Ndalimi i udhëtimit shtrihet në vendin e prejardhjes të personit, si dhe në vendet e tjera.
Ndërsa nuk është dhënë një udhëzues gjithëpërfshirës i asaj që do të vlerësonte “rrethana të jashtëzakonshme”, një shembull i dhënë ishte marrja e dokumenteve të rëndësishme.
Ata që udhëtojnë jashtë vendit mund të ndëshkohen me gjobë ose me një humbje të statusit të pranimit, përcjell tutje albinfo.ch.
Gazeta Zvicerane e lajmeve “20 Minuta” raporton që nëse një person aplikon me sukses përsëri pasi të mbarojë statusi, atyre nuk do t’ju lejohet leja e qëndrimit për së paku dhjetë vjet.
Ndërsa banorët e përkohshëm do të kufizohen të largohen nga Zvicra në rrethana normale, ka pasur liri shtesë të parashikuara për azilkërkuesit sipas rregullave të reja.
Banorët e përkohshëm nuk do të kufizohen më nga lëvizja nga një kanton në tjetrin nëse ata kanë një punë në një kanton tjetër, përcjell tutje albinfo.ch.
Kush janë banorët e përkohshëm ose personat e pranuar përkohësisht?
Personat e pranuar përkohësisht janë ata që posedojnë një Leje F, e cila u lejon atyre të jetojnë në Zvicër.
Përkufizimi sipas qeverisë zvicerane është si më poshtë:
Personat e pranuar përkohësisht janë persona të cilëve u është shqiptuar vendimi për dëbim nga Zvicra, por zbatimi i dëbimit ka rezultuar i papranueshëm (shkelja e ligjit ndërkombëtar), i paarsyeshëm (rreziku specifik për të huajin) ose i pamundur (arsyet e zbatimit).
Pranimi i përkohshëm është pra një masë zëvendësuese. Pranimi i përkohshëm mund të vendoset për 12 muaj dhe zgjatet nga kantoni i qëndrimit për 12 muaj. Autoritetet kantonale mund t’u japin personave të pranuar përkohësisht një leje për të punuar pavarësisht nga puna e tyre ose situata ekonomike.
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











