Kosova
Njihe Kosovën me Nailen
Nailja e zhvillon aktivitetin e saj si guidë turistike kryesisht në rajonin e Pejës, por edhe në Prishtinë dhe Prizren. Ajo ësjtë angazhuar në këtë aktivitet që nga viti 2010. Gjatë kohës që Nailja punonte për një organizatë që merrej me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Deçan, ajo dëgjoi për një kurs 3-mujor për trajnimin dhe certifikimin e guidave turistike. Duke qenë se e njeh mirë gjuhën angleze, ajo vendosi ta ndjekë kursin dhe sot punon si guidë,
Njihe Kosovën me Nailen
Turet që udhëheq zakonisht zgjasin 8 orë, por mund të zgjasin edhe më shumë, varësisht pengesave të trafikut apo të papriturave gjatë rrugës. Ka edhe ture që zgjasin më shkurt, apo janë gjysëm-ditore. Turet një-ditore zakonisht përfshijnë pjesën e vjetër të Prishtinës, ku vizitohen objektet e kultit dhe muzetë, Bulevardi Nënë Tereza, pastaj nisemi për në qytetin e Prizrenit ku vizitohen monumente dhe shijohet një drekë dhe kafe. Pjesë e turit të organizuar është edhe koha e lirë për turistët dhe vizitorët që të shëtisin nëpër qytet për suvenire ose të shijojnë makiaton, çajin ose ndonjë pije tjeter që servohet në Kosovë. Nailes i pëlqen shumë t’ju flasë grupeve të saj për Deçanin, qytetin ku është rritur. Fokusi i rrëfimeve të saj për Deçanin janë kullat dhe ngjarje që shumica prej nesh i kemi jetuar ose përjetuar.
Pasioni për profesionin e dytë
Në punën e saj si guidë turistike ka shumë momente të bukura dhe interesante. Një moment i tillë ka qenë kur para disa viteve ka shoqëruar një grup me turistë kinezë dhe teksa u tregonte për luftën në Kosovë, udhëheqësi i grupit kishte nisur të qajë dhe më pas i kishte thënë Nailes: “pas gjithë këtyre që kanë ndodhur, prapë kur ecën nëpër qytet njerëzit të buzëqeshin dhe të rinjtë janë gjithë gaz e gjallëri”.
Nailja i inkurajon të rinjtë që ta shohin si mundësi profesionin e guidës turistike, sepse “kemi çfarë t’i tregojmë botës, jo vetëm nga aspekti historik dhe kulturor, por edhe nga aspekti i familjes, i mikpritjes dhe ai njerëzor”. Nailja shpreson që situata të normalizohet, të rifillojnë udhëtimet dhe të gjithë ata që vizitojnë Kosovën të marrin me vete kujtime të bukura.
Artikulli është publikuar në magazinën albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNaile Çekaj
- Prejardhja:Pejë
- Vendi ku vepron:Kosovë
- Profesioni:Guidë Turistike
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës












